Thursday, August 29, 2013

Ateistët, kundër memorialit të 11 shtatorit

Ateistët, kundër memorialit të 11 shtatorit
Shoqata e Ateistëve Amerikanë kërcënoi me ngritjen e një padie kundër shtetit, për faktin se në një memorial kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 është përdorur simboli i kryqit. 

Memoriali, i ngritur në Nju Jork me objekte të rikuperuara nga rrënojat e dy kullave binjake të rrëzuara në sulmet terroriste që i kushtuan jetën pothuajse 3 mijë amerikanëve përfshin edhe një objekt në të cilin shfaqet shenja e kryqit.

Megjithatë, për ateistët, një memorial i tillë përbën një shkelje të të drejtave të tyre, pasi ndihen të irrituar që një simbol i tillë të shfaqet në një pronë publike dhe të financuar me fondet e taksapaguesve.



“Ndërsa qëllimi i përkujtimit të atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit është i admirueshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë komunitetin, përdorimi i një simboli të tillë fetar është një ofendim i madh ndaj shumë personave me një besim të ndryshëm”, shkruante një përfaqësues i kësaj shoqate, në një letër drejtuar autoriteteve. 

No comments:

Post a Comment