Thursday, August 22, 2013

9 gjeste për të humbur në peshë

Zbuloni disa mënyrë te thjeshta qe do iu ndihmojnë te bini shpejt ne peshe.

Mbusheni frigoriferin plot

Vetëm njëherë ne jave mbusheni frigoriferin plot me fruta, perime, mish te bardhe, peshk, produkte qumështi, pa harruar edhe bukën e zeze ose atë me fara. Nuk do keni me nevoje te blini nga një gjë çdo dite dhe do konsumoni vetëm ato qe keni ne shtëpi.

Digjni kaloritë

Merruni me sport çdo dite qe te digjni kaloritë e tepërta.

Pini ujë here pas here

Ashtu si sporti, vetëm uji nuk mund t’iu dobësojë, por do ju ndihmoje te bini ne peshe. Ai ndërpret urine dhe kur bashkohet me fibrat ndihmon kalimin me te lehte te ushqimit neper zorë.

Vini me ne pah produktet e gjelbra

Ne frigorifer duhet t’i keni gjithmonë para syve produktet qe duhet te konsumoni ne menyre qe te kujtoheni me mire.

Blini ushqimet ne paketime te vogla

Mos zgjidhni produkte me formate te mëdha sepse do konsumoni me shume. Ne kohen qe po jetojmë mund t’i merrni ato edhe ne sasi te vogla.

Dilni nga shtëpia “te shoqëruara”

E dini se do keni shume pune dhe do ktheheni vone? Merrni me vete ujë, ndonjë frute apo edhe ndonjë produkt dietik. Ne këtë mënyrë do shmangni ngrënien jashtë.

Kufizoni alkolin

Alkoli jo vetëm qe ka kalori, por nga ana tjetër te bën te humbasësh kontrollin mbi ushqimin.

Respektoni orarin biologjik

Ne mëngjes konsumoni ushqime te pasura si: djathi, buka, gjalpi. Ne dreke konsumoni vetëm një pjate te lehte te përbërë nga proteinat dhe produktet me niseshte si: mishi apo makaronat. Para mbarimit te ditës hani ndonjë frute, pak mjaltë apo një cope te vogël çokollate te zeze. Ne darke konsumoni pak proteina dhe perime.

Peshohuni dhe matuni shpesh

Peshohuni dhe matuni shpesh, ne te njëjtin vend. Matni madhësinë e gjoksit, krahët, barkun dhe te pasmet.

No comments:

Post a Comment