Saturday, August 24, 2013

5 efekte të mrekullueshme që nuk i dinit për limonin

196[1]Limoni, është një agrume e cila ofron shumë përfitime për shëndetin tonë. Këtë ndoshta e keni të dëgjuar, por në fakt nuk i njihni me detaje se cilat janë këto përfitime. Duhet ta dini gjithashtu se limoni njihet edhe si “ilaçi i gjallërisë”, i cili vlerësohet si dezinfektues, anti-diare, hipoglicemik, freskues, gjallërues i lëvizjes, ulës i presionit të gjakut, shërues i mishrave të lënduar të dhëmbëve, trajtues i artritit dhe reumatizmës…

1. Lufton kapsllëkun

Lëngu i limonit ju ndihmon për të kuruar problemet e lidhura me tretjen dhe kapsllëkun. Mjafton vetëm një limonadë dhe do të lehtësoheni.2. Shëron mishrat e dhëmbëve
Nëse lëngu i limonit të freskët aplikohet në zonat ku ka një dhimbje dhëmbi, kjo e fundit mund të largohet. Ndërsa masazhet me lëng limoni në mishrat e dhëmbëve, mund të ndalojnë gjakderdhjen prej tyre. Gjithashtu, ai ndihmon edhe për t’i zbardhur ato.

3. Forcon flokët tuaja
Kur aplikohet në lëkurën e kokës, lëngu i limonit mund të zbutë probleme të tilla si zbokthi, humbjen e flokëve dhe probleme të tjera që lidhen me lëkurën e kokës. Përveç kësaj, ai u jep flokëve edhe një shkëlqim të bukur natyror.

4. Rigjeneron lëkurën.
Duke qenë një antiseptik natyral, lëngu i limonit mund të zgjidhë problemet e lidhura me lëkurëm, duke vepruar edhe kundër djegies nga dielli. Pirja e lëngut të limonit, të përzier me ujë dhe mjaltë, jep shkëlqim në lëkurë..

5. Lufton kolerën
Sëmundje të tilla si kolera apo malarja, të zhdukura pothuajse totalisht sot, mund të trajtohen me lëng limoni, sepse ai vepron si një pastrues gjaku. 

No comments:

Post a Comment