Wednesday, August 28, 2013

25 mijë maturantë ngelin të gjithë


25 mijë maturantë ngelin të gjithë
Ministri i Arsimit në vendin e varfër afrikan të Liberisë e deklaroi veten “jashtëzakonisht të habitur”, nga fakti se asnjë prej maturantëve në rang kombëtar nuk arriti të kalonte provimin e pranimit për në universitet. 

Nga më shumë se 25 mijë maturantë, asnjë i vetëm nuk kishte arritur një rezultat të mjaftueshëm për të fituar të drejtën e studimit, diçka unikale në historinë e vendit.

Një zëdhënës i Universitetit deklaroi se asnjë prej kandidatëve nuk kishte njohuri të mjaftueshme gramatikore të anglishtes, që është gjuha zyrtare e vendit dhe se pjesëmarrësve në testim i mungonte gjerësisht entuziasmi.

Ai theksoi se universiteti do të vazhdojë t’i qëndrojë i palëkundur vendimit të tij, me qëllimin që të ruajë standartet e paprekura dhe se nuk ka ndërmend që të plotësojë kuotat me më të mirët e ngelësve, çka do të thotë se në këtë vit shkollor nuk do të ketë një vit të parë në Universitetin Shtetëror të Liberisë.

Vendi i varfër afrikan, me të ardhura mesatare për frymë prej 460 dollarësh në vit për person, është duke u rikuperuar nga një luftë brutale civile që përfundoi një dekadë më parë.

No comments:

Post a Comment