Thursday, August 29, 2013

Paraguaj, shoferët e autobusëve si Jezu Krishti

Paraguaj, shoferët e autobusëve si Jezu Krishti
Një protestë e rrallë po zhvillohet në Asunsion të Paraguajit nga shoferët e autobusëve që janë hequr nga puna. 

Tetë burra kanë kryqëzuar veten dhe kanë premtuar se do vazhdojnë të qëndrojnë të gozhduar në kryq derisa të kthehen sërish në punë.

Në këtë protestë u bashkua ditën e mërkurë edhe njëra prej bashkëshorteve të tyre.

Menaxheri i kompanisë së autobusëve Vanguardia, Aufredi Paredes, ka thënë se 5 prej shoferëve do të merren sërish në punë, por 3 të tjerët do të shlyhen ekonomikisht dhe do të punësohen në kompani të tjera.

Një nga shoferët e kryqëzuar, Juan Villalba, është shprehur se janë hequr nga puna pasi kanë kërkuar pagesën për orët shtesë, sigurimet shëndetësore dhe ato shoqërore.

“Mjaft na kanë shfrytëzuar. Kemi vite që punojmë në të zezë”, tha Villalba.

No comments:

Post a Comment