Saturday, August 24, 2013

Stresi na shtyn drejt ëmbëlsirave

 Stresi na shtyn drejt ëmbëlsirave
Obeziteti ka një lidhje të ngushtë me konsumin e ëmbëlsirave dhe ushqimeve me kalori të shumta dhe nga ana e tyre, konsumi i këtyre ushqimeve ka një lidhje të qartë me stresin. 

Të paktën, ky është përfundimi i një studimi amerikan, i cili gjen një lidhje të qartë midis stresit dhe rritjes së vazhdueshme të konsumit të ëmbëlsirave vit pas viti në nivel botëror.

Në të vërtetë, konsumi botëror i sheqerit në 50 vitet e fundit është më shumë se dyfishuar, duke arritur në një mesatare konsumi prej 12-15 kilogramë çokollatë për person në vit.

Në studimin e "Food for Brain", një grup doktorësh, shkencëtarësh, dietologësh, psikiatrësh dhe psikologësh që promovojnë idenë e një lidhje të qartë midis ushqimit dhe shëndetit mendor, argumentuan se ndryshimet në sjellje diktohen drejtëpërdrejtë nga niveli i ushqimit në gjak.

"Mungesa e sheqerit në gjak është shpesh arsyeja se përse njerëzit kanë probleme me humorin, depresion apo ankth. Stresi sjell një theksim të këtyre gjendjeve emocionale dhe natyrshëm, njerëzit i drejtohen sheqerit për të ndrequr humorin e tyre, duke paguar koston me pasojë direkte mbipeshën dhe obezitetin|, deklaroi Deborah Colson, një dietologe terapiste, pjesë e studimit. 

No comments:

Post a Comment