Saturday, August 24, 2013

"Somnambulët" e celularëve

"Somnambulët" e celularëve
Shumë persona varen nga "smartphone" e tyre gjatë ditës, për të lundruar në internet, për të bërë blerje online dhe mbajtur kontakte me miqtë. 

Përhapja e këtyre pajisjeve është shndërruar thuajse në një domosdoshmëri në ditët e sotme, ndërsa pasojat negative, nuk janë gjithmonë të njohura apo të studiuara mirë.

Një prej këtyre aspekteve negative, identifikuar nga një grup mjekësh amerikanë, duket edhe më e habitshmja dhe më e paimagjueshmja ndonjëherë.

Një numër njerëzish janë identifikuar duke dërguar sms gjatë natës, edhe atëherë kur janë në gjumë të plotë.

Doktor Werber, pjesë e studimit, tha se kjo do të thotë se përdorimi i telefonëve është shndërruar për këta njerëz në një mënyrë të vërtetë jetese, e cila i pengon që të marrin pushimin e duhur gjatë natës.

No comments:

Post a Comment