Saturday, August 24, 2013

Pornostarja rezulton pozitive ndaj HIV-it

Pornostarja rezulton pozitive ndaj HIV-it
Një grup tregtar në industrinë pornografike ka konfirmuar se ylli i filmave për të rritur, Cameron Bay, ka rezultuar pozitive sa i përket virusit HIV. 

Ky nuk është një lajm i rremë, siç ndodhi në rastin e vitit 2011, kur një tjetër test i rezultuar pozitiv ndaj SIDA-s mbylli përkohësisht industrinë në fjalë.

Bay dha një deklaratë për “Koalicionin e Fjalës së Lirë” (FSC), grupi tregtar në industrinë pornografike, që mandaton rregullisht teste për performuesit në këto filma.

“Po aq i vështirë sa ç’është ky lajm për mua sot, shpresoj gjithashtu që asnjë performues tjetër të mos jetë prekur, - tha ajo në një deklaratë. - Kam planifikuar të bëj gjithçka të mundshme për të asistuar profesionistët e mjekësisë dhe interpretuesit e tjerë, që kanë pasur lidhje me mua. Pas këtij rezultati, plani im afatgjatë është për t’u kujdesur për veten dhe shëndetin tim”.

Agjenti i Bay, Mark Schechter, tha se ajo është “natyrisht e shqetësuar” për diagnozën, por po bashkëpunon me organizatat e testimeve për të siguruar se të gjithë partnerët e saj do të njoftohen dhe testohen.

No comments:

Post a Comment