Thursday, August 22, 2013

Poston shumë foto në Facebook? Ja cfarë ndodh

Ja ç'përfundim ka nxjerrë një studim i tre Universiteteve në Britaninë e Madhe.
Dilema, sidomos përsa i takon Facebook-ut, është kjo: nuk keni një jetë sociale, pasi kaloni kohën duke postuar shumë portrete tuajat në Facebok, apo postoni aq shumë foto në Facebook sepse nuk keni jetë sociale? Një studim i kryer nga tre shkolla në Britaninë e Madhe duket se ka dhënë përgjigjen. Përfundimi është që kush humbet kohë për të dërguar dhe shpërndarë foto në rrjetet sociale, në realitet zvogëlon sasinë e ndërveprimeve shoqërore domethënëse në jetën e tij.
Studimi, i zgjatur tre vjet ka fiksuar sesa më shumë njerëzit shpërndajnë foto të vetat, aq më pak intimë janë. Me pak fjalë, ashtu si në jetën reale, njerëzit që nuk duan të rreshtin së foluri për veten, do të kenë më vështirësi për t'u vlerësuar siç janë vërtetë nga të tjerët. Po ç’mund të thuhet për ata partnerë romantikë, që postojnë më shumë foto të miqve të tyre, në krahasim me ato të partneres? Atëherë mund të thuhet se raporti ka një problem besimi, por duket ka priroritet për të pasur më shumë besim kur partneri ndan fotot e familjes së vet.
 

No comments:

Post a Comment