
Në një hulumtim të paradokohshëm të faqes “Yahoo Shine”, madje 12 për qind të poseduesve të celularëve kanë pranuar që janë ndarë me dikë nëpërmjet porosive SMS, ndërkaq 8 për qind e të intervistuarve thonë se pikërisht nëpërmjet porosive janë informuar se më nuk janë bashkë.
Familja nuk është ideale për ndarje
Së paku 27 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që mënyra më e keqe e mundshme që të ndahesh nga dikush është ajo që t’ia komunikosh nëpërmjet ndonjë anëtari të familjes. Krahas kësaj, 30 për qind e tyre konsiderojnë që koha e festave është momenti më i keq për ndarje, dhe që më mirë është të pritet deri në pranverë.
Facebook-u i zbulon të gjitha
Besojmë që shumica e lexuesve tanë kanë më shumë takt, mirëpo njëri ndër katër të intervistuarit thotë që për ndarje është informuar nga Facebook-u. Thjesht, më nuk e kanë pasur statusin e përbashkët, ndërkaq partneri i tyre veprimin e tillë e ka konsideruar tërësisht të mjaftueshme.
Fotoja patjetër duhet të jetë e vërtetë
Femrat shpesh herë në profilin e tyre vendosin fotot të cilat nuk janë edhe aq reprezentative, madje 34 për qind e meshkujve kanë thënë që menjëherë do të iknin nga takimi, nëse shohin që vajza nuk i ngjan fotos së vet në Facebook. Mbase duket e padrejtë, mirëpo disi mund t’i kuptojmë përse e bëjnë këtë.
No comments:
Post a Comment