Monday, August 26, 2013

Incidenti i Tyrese Gibson

Incidenti i Tyrese Gibson
Tyrese Gibson, këngëtari dhe aktori i cili interpreton në sagën ‘Fast And Furious’, ka humbur ndjenjat në një klub nate në Uashington të premten në mbrëmje dhe është dërguar në spital pasi ka dëmtuar dorën e djathtë. 

Një përfaqësues i aktorit tha se 34-vjeçari po e merr veten dhe se lodhja ka shkaktuar humbjen e ndjenjave.

“Tyrese nuk ka pushuar që nga korriku duke promovuar albumin e tij të ri”, tha përfaqësuesi.

Tyrese Gibson luan rolin e Roman Pearce në filmat “Fast And Furious”, personazh i cili përshkruhet nga vetë aktori si një “njeri që ankohet për gjithçka, por që jep ndihmën e tij në përfundimin me sukses të misioneve”.

No comments:

Post a Comment