Thursday, August 22, 2013

Si të “fshish” dikë në Facebook, pa e hequr nga "friends"-at

Nuk duron dot më postime dhe "update"-imet e aplikacioneve që një një miku yt në Facebook vazhdon të publikojë? Apo ju dhe miku/mikesha juaj nuk keni shumë për t'i thënë njëri-tjetrit, por duhet ta mbash "friend" nga halli? Nëse heqja e atij personi nga lista e miqve të duket pak provokues, atëherë mëso si të mos e kesh më mik, pa e hequr nga "friends"-at:
1.Shamng së shikuesi "update"-imet, thjesht duke fshehur këtë njeri nga faqja jote. Pikërisht, duke lëvizur me mouse në një postim të tij, do të shfaqet një "x" ose "v" lart në të djathtë. Klikoje dhe pastaj zgjidh alternativën "Hide..."
 
2.Pasti "update"-et janë fshehur, do të shfaqen më tepër opsione. Kliko "Change what updates you get from" dhe më pas zgjidh impostimet e dëshiruara, duke vendosur ndoshta për vetëm më të rëndësishmet, "Only important".
 
3.Bëhu i pashikueshëm për atë njeri, nëse ai njeri bën komente të papërshtatshme në postimet e tua. Është e mundshme të modifikohen impostimet mbi privatësinë në mënyrë që të mos shihen e komentohen nga ky person. Shko te "Privacy Settins and Tools" dhe në seksioni "Who can see my stuff", mos zgjidh "Public", por "Custom", çka do të bëjë që të shihen vetëm nga persona të caktuar prej teje. Kurse te "Custom Privacy" në pjesën "Don't share this with", zgjidh emrin e personit që nuk dëshiron të shohë postime e "update"-imet e tua.
 
4.Fik funksionalitetin e "chat"-it për mikun në fjalë: shko poshtë në të djathtë te "chat"-i dhe kliko ikonën e ingranazhit; më pas "Avanced Settings". Në pjesën "Turn Off chat for" shkruaj emrin e personit të padëshiruar. Mund të vazhdojë të të dërgojë mesazhe, por këto mesazhe do të shkojnë në postën tënde, në vend që të shfaqen në dritaren e "chat"-it.
 
5.Miku yt nuk do të marrë asnjë informacion për atë që i ke "punuar". Mirëpo nëse keni miq të përbashkët që e kuptojnë, atëherë mund ta marrë vesh.

No comments:

Post a Comment