
Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, Civitas rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale:
Veshja: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.Deodoranti: Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.
Tharja: Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.
Ushqimet: Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen.
No comments:
Post a Comment