Sunday, August 11, 2013

40-vjeçaret seksi, fotot hot me bikini


-Të kujdesshme për imazhin e tyre? Është pak të thuash kaq. E nëse Daily Mail apo New York Times shkruan për bikinit dhe format e shkëlqyera trupore të Jennifer Lopez, Samanta Fox, Kylie Minogue apo Mariah Carey, “Shekulli” do t’ju përcjellë me anë të disa fotografive format perfekte të Mihrije Brahas, Manjola Nallbanit, Gjyste Vulajt dhe Lindita Theodhorit. Më shumë apo më pak se të dyzetat, kjo nuk ia vlen të llogaritet për to. Linjat e tyre trupore i nxisin zili edhe njëzetvjeçareve. Asnjë femër nuk do t’i anashkalonte këto foto pa uruar që në moshën e tyre edhe ato të dukeshin po aq joshëse dhe të kururara si këngëtaret në fjalë. Sigurisht që përtej tyre ka edhe këngëtare të tjera shqiptare me forma të shkëlqyera, si Eli Fara apo Albërie Hadërgjonaj. Mirëpo në pamundësi për t’i sjellë të gjitha të zhveshura bukur në breg të detit, ne po ju servirim këto katër këngëtare që afër apo larg të dyzetave shkëlqejnë në diell.
Mihrije Braha
Ajo ka mbi 45 vite mbi shpatulla. Ama, të gjithë do të mendonin se ajo nuk i kalon të 35-t nëse nuk do ta njihnin atë. E rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës shqiptare, këto pesë vitet e fundit, Mihrija konkurron haptazi dhe me armë të forta edhe me këngëtaret e reja. Nuk është vetëm një këngëtare që ka krijuar siguri në tregun muzikor, por edhe një femër e bukur, e cila do të meritonte të ftohej në çdo diskutim mbi bukurinë femërore. Vetëm pesë ditë më parë, ajo ka qenë duke shijuar pushimet e saj verore në Dhërmi. Të paktën kështu i njofton ajo të gjithë fansat nëpërmjet faqes që saj të hapur në portalin social, atë të Facebook- ut. Mendohet që këto ditë në bregdetin e bukur të Jonit, Mihrija t’i ketë shfrytëzuar edhe për videoklipin e ri. Bëhet fjalë për një këngë e cila mendohet që të jetë në bashkëpunim me motrën e saj, një bionde tjetër tejet simpatike, Lora Braha.
Gjyste Vulaj
Është nëna e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ka kaluar vetëm pak kohë nga lindja e fëmijës së dytë, por ajo mbetet ende në formë. Fillimisht, Gjystja na u prezantua me disa kile tepër. Fillimet e karrierës së saj nuk ishin kaq të suksesshme sa sot. E mesa duket, format trupore për një këngëtare nuk kanë pak rëndësi. Menjëherë pas bonifikimit të trupit dhe disa performancave shumë seksi, Gjyste Vulaj u bë një nga emrat më të përfolur në tregun muzikor shqiptar. Ajo që sot nuk na befason më është fakti se Gjystja do të pozojë sërish me bikini, apo e zhveshur sipas stilit të saj. Por, nuk mjafton kaq. Të gjithë do të donin t’i shihnin fotot e saj. Më pak apo më shumë e pëlqyer se Mihri- ja, ajo mbetet sërish një mama me forma të shkëlqyera trupore. Edhe pse më e re se ajo, të gjithë nuk dyshojnë se pas tetë apo dhjetë vitesh Gjystja do të jetë po aq e kuruar sa Mihrija. Ndoshta, format trupore me të cilat u shfaq në epokën e dytë të krijimtarisë së saj, Gjystja nuk do të dojë t’i humbasë kurrë.
Manjola Nallbani
Edhe Manjola i ka kapërcyer të 40-at, por sa herë që e sheh nuk mendon se koha kalon për të. Disa mendojnë se këto dhjetë vitet e fundit ora për të ka ecur mbrapsht. Është nëna e dy vajzave dhe pedagogia e qindra studentëve që vazhdojnë studimet e tyre në Akademinë e Arteeve në Tiranë. Nëse e sheh mes tyre, me siguri nuk do të mendoni se ajo është më pak moderne, e hijshme dhe e kuruar se ata. Sado e vështirë që mund të jetë të jesh njëkohësisht këngëtare, pedagoge, nënë dhe bashkëshorte, e kuruar dhe e bukur në çdo rast, Manjola Nallbani ia ka dalë të jetë e suksesshme. Ajo është modeli i një suksesi të bukur, të hijshëm dhe sportiv kur duhet. Për të gjetur një fotografitë të saj me bikini ishte disi e vështirë. Sepse Manjola është gjithnjë serioze dhe e mirëorganizuar. Në këtë foto, pedagogia e Arteve të Bukura, na vjen mjaft sportive dhe në formë. Nuk mund të mos themi se ajo ngjan si një teniste 25-vjeçare.
Lindita Theodhori
Edhe pak prek të 60-at. Por minifundet dhe fustanet me dekolte të hapur duket se nuk do t’i heqë kurrë. I pëlqen të duket bukur dhe e kuruar. Disa prej moshatareve të saj mendojnë se ky stil në shqipëri është disi i ekzagjeruar, por nëse ke një trup vërtet të mirë, pa tule dhe mish që të varet, atëherë përse të mos shëtisësh me bashkëshortin buzë detit e veshur me një minifund. Ndoshta jeta e saj në emigrim për 17 vjet e ka risjellë atë me një mentalitet tjetër, më seksi.
Seksi në fshehtësi
Nuk e dimë nëse Eli Fara apo Albërie Hadërgjonaj kanë nisur pushimet e tyre apo jo. E megjithatë edhe më parë këto dy këngëtare kanë qenë disi më të fshehta dhe më të tërhequra kur bëhej fjalë për foto me bikini apo foto sensuale buzë detit. E megjithatë, të gjithë do të donin t’i shihnin këto zonja duke pozuar nën rrezet e diellit me një palë bikini. Eli Fara ka lindur në vitin 1967, por paraqitja e saj nuk i dorëzohet aspak këtij viti. Ndërsa Albëria është fiks në të 40-at. Ama, sa herë që këto të dyja do t ‘i shihni përkrah vajzave të tyre, nuk do ta besonit se ato janë mamatë e tyre. Më tepër se sa prindër, Albëria dhe Eli duken si shoqe me të bijat.

No comments:

Post a Comment