Sunday, August 11, 2013

Emocionalisht jam më e lumtur se kurrë

Këngëtarja e shumë përfolur, Altuna Sejdiu, ka dhënë këto ditë një intervistë të gjatë për emisionin “Prive” në Klan Kosova. Në këtë bisedë, ajo ka mundur të tregojë shumë gjera për jetën e saj.
“Piroman”, Dyshemeja”, “I asaj” dhe së fundmi “Fenix” janë vetëm disa prej hiteve më të njohura të këngëtares Tuna. Edhe këtë vere kënga e saj është më e klikuara në kanalin Youtube dhe si çdo sezon është tepër e zënë duke mos pasur asnjë ditë të lirë nëpër koncerte anembanë. Por i lëmë këto mënjanë, ne u kemi sjellë një tjetër Tunë, një Tunë prapa koncerteve dhe për më tepër ndjekim materialin ekskluziv...
 Tuna dhe zogu, tashmë të pandashëm
Joshëse, ekstravagante dhe gjithmonë me trendet e fundit në stil. Edhe pse servir karakterin e një vajze të fortë, këngëtarja ka krijuar imazhin skenik të vajzës me teka. Altuna Sejdiu ka bërë për vete me mijëra fansa duke qenë këngëtarja më e kërkuar në pjesën shqipfolëse gjatë viteve 2012-2013. Këngët e saj prijnë me klikime ndaj të gjithë kolegëve, ndërsa atë e dallon fakti që disa e pëlqejnë dhe disa e gjykojnë. Një vit pa thënë asnjë fjalë për thashethemet e thëna në adresë të saj, Tuna në “Prive” hapet gjerë e gjatë. Dita e saj është e mbushur me punë e angazhime, por gjithsesi një start duhet të ketë. Nuk është adhuruese e kafesë, por me shije zëvendëson pijen më të kërkuar.
 Tuna: Duke pasur parasysh harxhimin e shumë energjive kohëve të fundit më duhet të zgjohem shumë herët, kafen e zëvendësoj me një portokall të shtrydhur duke u munduar të mbaj imunitetin sa më lart, për arsye të lëvizjeve, të jetës së shpejtë dhe dinamikës që kam kohët e fundit.
 Këngëtarja shkupjane la vendin dhe familjen pas duke vazhduar kështu jetën në Prishtinë...
Tuna: Kisha shumë përzgjedhje këtu, për shkak të aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë kohës isha me valixhe në krah lart-poshtë dhe më shumë isha në Prishtinë se sa në Shkup. E pashë të arsyeshme më pas një kulm skenik.
 Në çdo paraqitje në klipe, evente, Tuna lë përshtypjen e një vajze të vrazhdë, pa tolerancë, sulmuese, por në reaksion me veten gjithmonë me cakun e saj. Si është ajo brenda këtyre përshtypjeve?
Tuna: Mënyra se si është interpretuar karakteri im, qëndrimet e mia nuk janë tamam të tilla. Është një mbrojtës që unë e kam (selfprotected) për të mbrojtur veten nga gjithë ato energji dhe njerëz dhe ky është një qëndrim që unë kam, por në brendësi për njerëzit që më njohin e dinë që Tuna... Nuk po them që është perfekte sepse asnjëri prej nesh nuk është...
 Teksa jemi tek Tuna jashtë xixave të shoubiz-it, po ndalemi edhe tek ndjenjat e dashurisë; është thënë shumë herë në media se zemra e saj është e zënë, që nuk është beqare, por më shumë merr dashuri se sa dhuron, fjala është për  reperin Cozman. Ai që ngjalli më shumë simpati te publiku për këta të dy ishte dhe video e fundit “Fenix”.
Tuna: Është thënë e stërthënë nëpër media për jetën time private  të cilën jam munduar me mish e me shpirt ta mbroj hermetikisht dhe nuk e di sa ia kam arritur. Madje shumë herë më ka mbetur dhe hatri me mediat që nuk ma kanë respektuar këtë pjesë, por që më ka kaluar sepse unë e kuptoj profesionin e gazetarit. Ajo që dua të them është se emocionalisht jam më e lumtur se kurrë. Me që ra fjala, e di që s’do më prekësh më tutje po dua të them se Kozi (Cozman) është njeri me zemër të madhe, i cili meriton një falënderim dhe një admirim të madh nga ana ime për energjitë pozitive që më sjell.
Ndoshta keni menduar se këngëtarja di të përmendë vetëm “zogun” apo të rregullohet e të shihet në pasqyrë!...Gabim e keni sepse Tuna është e aftë edhe për të pritur mysafirë më së miri. Me kafe e muhabet na e bëri më të lehtë punën me të...kafja u servir në filxhan të madh, por ajo që na ra në sy ishte veshja rreth filxhanit me gërmën C (Cozman)
Tuna: Urdhëroni ishallah nuk helmoheni...
Tuna ka thyer disa tabu, sidomos me këngën “I asaj” që deri më tash askush nuk kishte guxuar...
Tuna: Jemi munduar të thyejmë disa standarde dhe të hapim disa dyer të tjera dhe mendoj se ia arritëm pavarësisht se shumë herë jam gjykuar por s’ka pas galje, sepse gjithmonë ka pasur dy palë, një palë që të suporton dhe që jam e bekuar që i kam, dhe një palë që nuk gjen kiminë me mua, që nuk më do.
Pas suksesit më të madh që ju shijouat në karrierë, projekti i radhës ishte “X Factor Albania II” në rolin e jurisë. Si ishte Tuna në raport me konkurrentë të tjerë jashtë syrit të kamerave?...
Tuna: Normal edhe te unë është ndier ajo energji, ajo këmbëngulje për konkurrentët veçanërisht për Harilenën, meqenëse ishte absolute prej fillimit me asnjë shatdoun dhe ishte absolute jo vetëm në syrin tim si mentore, por dhe në syrin e jurisë tjetër dhe të gjithë publikut.
 Projekte
 Kam plane të reja në shtator
 Konkurrentja e saj, Harilena, ia zbardhi fytyrën, duke u bërë kështu fituese e edicionit të dytë të spektaklit, por vajza humbi e nuk iu dëgjua zëri më...
Tuna: Nuk jam dakord me konstatimin që vajza humbi, sepse ajo është në Shkodër dhe unë e takova vetëm pak ditë më parë dhe kemi shumë plane të përbashkëta...
 U larguam nga vendbanimi i këngëtares, pasi për shkak të angazhimeve të shumta të saj ishte e pamundur ta mbaronin emisionin për një ditë. Teksa zbritëm poshtë ishte ekipi i Fenix Store ata që po e prisnin për të marrë rrugën për në Luginën e Preshevës. Klipi “Fenix” solli ndryshim në stilin e spoteve, por gjatë xhirimeve duhet veçuar ndonjë moment çfarë i mbeti në mendje këngëtares në këtë klip.
Tuna: Isha në një skenë afër pishinës ku isha në një pozitë pak të vështirë sepse nuk po mbaja dot balancën e trupit sepse isha në taka shumë të larta dhe sa filluam me skenat e para në një moment më humbi ekuilibri dhe rashë në ujë.
 Tashmë Tuna filloi të njihet si “zogu” dhe për këtë titull asaj i janë kushtuar shumë batuta si protesta e pulave ‘mbaj zogjtë larg Tunës’...
Tuna: Mua ma zbukurojnë ditën dhe gjej kënaqësi në këtë humor. 
 Pas gjithë këtyre arritjeve, a është Tuna duke punuar për diçka të re apo po shijon sukseset e “Fenix”?
Tuna: Gjatë këtij sezoni veror ia kemi lënë hapësirën maksimale “Fenix”-it ndërsa në shtator kemi plane të reja. Kam këngë që janë në demo, disa janë të regjistruara dhe disa të realizuara dhe thjesht presin momentin e duhur për t’i publikuar.

No comments:

Post a Comment