Sunday, August 11, 2013

Sadije Berisha dorëzohet: Jam ndarë nga Shkëlzeni


-Sadije Berisha, 45-vjeçarja e martuar më parë me Shkëlzenin, djalin e vetëm të kryeministrit në largim Sali Berisha, u dorëzua dje duke pranuar ndarjen nga ish-i shoqi. Një ditë pasi Shkëlzeni hoqi fjalën “i martuar” nga gjendja sociale në profilin e vet në Facebook, duke e lënë bosh, Sadija është përgjigjur, duke shkruar: “E ndarë”. Ndryshimet e fundit në profilit në facebook, janë zyrtarizimi i përfundimit të lidhjes që nisi këtu e 15 vite më parë në Suedi, fryt të cilës janë edhe dy fëmijë të mitur, një vajzë dhe një djalë, të cilët jetojnë prej muajsh në Stokholm të Suedisë, së bashkë me 23-vjeçarët, vëlla dhe motër, që Sadija i pati nga martesa e mëparshme në SHBA.Lajmin për ndarjen dhe jetën seicili për llogari më vete, “Shekulli” e bëri publik që në fillim të qershorit 2013. Në 9 qershor gazeta botoi përjetimet e Sadijes nga jeta e gruas së ndarë, në Stokholm të Suedisë me 4 fëmijët. 45-vjeçarja pasqyronte gjendjen e rënduar shpirtërore, përmes shënimeve që hidhte në profilin e vet në Facebook.
“Shekulli” arriti të komunikojë me 11 qershor me Sadijen via-mail dhe, e vetmja përgjigje që mori nga ajo ishte: “Na nuk jemi ndarë”, duke u munduar të fshehë atë që kishte ndodhur realisht prej shumë muaj, të paktën prej fundvitit 2012, kur ajo bashkë me fëmijët kishte lënë vilën në Lundër për tu rikthyer te shtëpia në Suedi. Vendin e Sadijes, prej disa muajsh e ka zënë 22-vjeçarja, Armina Mevlani, figurë e njohur e ekranit dhe e modës. “Shekulli” e pyeti një muaj më parë Arminën dhe ajo ishte përgjigjur: “Nuk dua ta komentoj këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje”, ndërsa kur u pyet nëse e mohonte lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo ishte përgjigjur: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, ta komentoj për momentin.
Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegoi Armina thashethemnajën që qarkulloi për lidhjen e saj me djalin e kryeministrit në largim. Mevlani është kurorëzuar si më e bukura e Shqipërisë, kur rrëmbeu kurorën e “Miss Albania 2009”. Shumë shpejt u bë e njohur në rrethet mediatike jo vetëm për faktin që se ishte miss, por edhe sepse ajo sot mban postin e drejtoreshës në një revistë të përmuajshme. Dhe këtë vend ia propozuan pikërisht asaj, në ato kohë ajo ishte në vitin e parë të fakultetit dhe studionte filozofi, tashmë e diplomuar. Ajo është vajza e gazetarit Arben Mevlani dhe koreografes dhe instruktores Mimoza Mevlani.
Mospranimi
Siç duket dhe nga aktiviteti i muajve të fundit, Sadija e ka patur të vështirë ta pranonte ndarjen nga Shkëlzeni. Në 15 qershor, nëpërmjet një statusi në Facebook, nga Stokholmi në Suedi, ajo njoftoi se do të vinte në Shqipëri për t’u bashkuar me familjen e saj, duke shprehur gëzimin që dy fëmijët e vegjël kishin dalë me rezultate shumë të mira në shkollën e tyre në Suedi: “Medina mbaroi klasën dytë dhe doli shumë mirë në suedisht, në të shkruar edhe lexuar. Lajdoni, përfundoi klasën e parë me rezultate shumë të mira. Jam shumë e lumtur. Tani jemi duke bërë gati valixhet për tu kthyer pranë familjes tonë në Shqipëri”-shkruante Sadija.
E njohur si mbështetëse e flaktë e PD-së dhe e vjehrrit të saj, Sali Berisha, 45-vjeçarja u fotografua ndërsa votonte e vetme, në 23 qershor, në një qendër votimi në Qendrën Shëndetësore në Lundër, komuna Farkë, ku ajo banonte, ndërsa mbërriti në qendrën e votimit me një shofer dhe dy fëmijët e vegjël, por pa Shkëlzenin. Gati dy javë më pas, pasi kthehet sërish në Suedi, 45-vjeçarja shpreh me një status në Facebbok, zemëratën për “braktisjen” nga Shkëlzeni për t’u lidhur me Armina Mevlanin, duke e cilësuar veten "shqiponjë", ndërsa Shkëlzenit i referohet si "trumcak". “Dhe jeta ka për të vazhduar ashtu siç Zoti e ka shkruar.
Dikush më tha se kur bie shi, trumcakët kërkojnë strehë, por jo shqiponjat, ato s’kanë nevojë për një të tillë. Shqiponja ngrihet lart mbi re, në majat e maleve, atje ku nuk ka shi dhe ku dielli shndrin”, shkroi Sadija në Facebook, në 3 korrik. Do të kthehej sërish në 20 korrik, për të pushuar bashkë me fëmijët në vilën qeveritare në Dhërmi, dhe prej aty publikon edhe fotot, që tregojnë luksin e rezidencës qeveritare, ku kryeministri në ikje, Berisha akomodohej në verë, për të vendosur të ashtuqujturat rekordit të ndenjes në ujin e detit Jon.

No comments:

Post a Comment