Sunday, August 11, 2013

Videot e "nxehta" të këngëtarëve në bregdetin shqiptar


-Këngëtarja, Vesa Luma, paralajmëron befasi gjatë ditëve në vijim. Ajo ka bërë të ditur se albumi i ri të cilin do ta sjellë gjatë këtyre ditëve është drejt finalizimit dhe se shumë shpejt do të jetë në duar të adhuruesve. Albumi i cili pritet të emërohet tani, përmban njëmbëdhjetë këngë, ku shtatë prej tyre janë të reja, ndërkaq katër të tjera janë të dëgjuara më parë. Vesa në këtë album thotë se ka punuar në mënyrë të përkushtuar dhe padyshim që pret suksese. “Jam drejt finalizimit të albumit më të ri, në të cilin kam punuar me mjaft përkushtim. Shtatë këngë do të jenë të reja, ndërsa katër të plasuara më parë. Veçori e këtij albumi do të jenë tematikat e këngëve të cilat i kemi shtjelluar mjaftë mirë. Tani pres pëlqimin e publikut”, ka thënë ajo. Vesa këtë album do ta plotësoj bashkë edhe me një videoklip të ri, i cili është i treti me radhë për këtë vit. “Padyshim se albumi do të jetë i shoqëruar bashkë edhe me videoklipe, tani shumë shpejt do të nisë punën në xhirimin e videoklipit të tretë gjatë këtij viti. Uroj që çdo gjë të shkoj mirë”, shton ajo. Padyshim se me këtë album Vesa ka menduar të sjellë edhe një sesion fotosh të cilat i realizoj gjatë ditës së djeshme. Megjithatë këto foto ajo i ka paralajmëruar si shumë speciale. Albumin, videoklipin dhe fotot ajo thotë se do t’i sjellë si dhuratë për adhuruesit e saj në shenjë falënderimi për tërë përkrahjen që e ka pasur deri më tani. “Projektet e mia tani do të jenë një dhuratë për artdashësit e mi, duke iu falënderuar të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve. Suksesin e kam falë adhuruesve të mi”, thekson ajo. Vesa për këtë vit planifikon edhe ndonjë video-projekt tjetër.
Genta super hot në videoklipin e ri
Genta Ismajli ka sjell në tregun e muzikës videokëngën më të re të titulluar ‘Si ty nuk ka’. Genta si gjithmonë fotozhenike dhe e bukur. Skenat e pishinës hot! Ndërkohë fillimi dhe aty me flokë të gjata me kapele…hmmm? Përderisa muzikën e ka realizuar kompozitori i mirënjohur Adi Hila, producent është Arboni ndërsa videoja është realizuar nga kompania e mirënjohur “Urban Graphics”. Kjo këngë si të tjerat që ka sjellë këngëtarja Ismajli, pritet që te jetë me të vërtetë një hit vere.
Peng i kujt është Alban Skënderaj?
Nga këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj jemi mësuar të dëgjojmë këngë të qeta dhe të ëmbla, të paktën kështu kuptohet nga hitet e tij muzikore. Por kësaj radhe Albani vjen ndryshe: në bashkëpunim me DJ Dalool ai sjell hitin më të ri "Peng" nën ritmet e muziksë house. Ka vetëm pak kohë që është publikuar në YouTube por është dëgjuar nga mijëra fansa dhe ka marrë shumë komente.
Jonida dhe klipi i parë pas lindje së djalit
Këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer muzikës pas dy vitesh me “Sonte”, një këngë e realizuar në bashkëpunim me DJ Blunt dhe me një klip që i është dashur plot një vit për ta realizuar. Ja pse! Kanë kaluar dy vite që prej herës së fundit ku Jonida këndonte në skenën e festivalit “Kënga Magjike”. Gjatë kësaj kohe ajo është përkushtuar në rolin e ri të mamasë, duke u kujdesur për të birin Dan. Ka vendosur t’i rikthehet muzikës këtë verë, me një klip të ri, në një rrymë të re, ndryshe nga sa është shfaqur deri më tani me këngët dhe performancat e saj muzikore, në rrymën Dance dhe bashkëpunimin e një Deejay. Videoklipi sjell atmosferën verore me plazhet piktoreske të Jugut të Shqipërisë, çadrave ekzotike, vajzave me rrobe banje dhe argëtimit me ritmet e muzikës që të bëjnë të vallëzosh dhe festave me shkumë... Jonida shfaqet në formë dhe fashioniste si gjithmonë me tendencat më të fundit të shtëpive më të mëdha të modës.
Plazhi dhe kujdesi ndaj vetes
Roela, na tregoni diçka rreth jetës që bën një modele...
Në jetën e përditshme në Shqipëri unë jam një vajzë shumë e thjeshtë sportive, pa “make up” dhe miqtë e mi janë habitur me punët e mia si modele duke parë një Roelë tjetër. Për mua modelingu është një profesion plot diversitet, udhëtimet, sfilatat, katalogjet, përzgjedhjet dhe njohja e kulturave të ndryshme më kanë bërë të kuptoj që bota është plot nuanca dhe jo aq e limituar sa e kisha menduar unë.
Cili është stili juaj në pamje?
Mund të them që pëlqej çdo gjë të bukur. Gjatë ditës vishem thjesht me xhinse e Tshirt pa “make up” dhe e qeshur gjatë gjithë kohës me miqtë e mi, por më pëlqen të vishem edhe chic dhe të grimohem gjatë sfilatave dhe katalogëve. Të dyja janë pjesë e imja pa ndryshuar thelbin e karakterit tim.
Si arrini t’i ruani linjat?
Sinqerisht unë ha gjithçka. Mendoj në rastin tim është gjenetike, por gjithnjë kujdesem edhe me ushtrime fizike. Cila është pika juaj më e fortë? Jam një person i sinqertë, e komunikueshme dhe gjithnjë e qeshur.
Veshja e preferuar?
Fustanet janë ato që më pëlqejnë më shumë nga çdo veshje dhe këpucët apo sandalet.
Stilisti i preferuar?
E kam ëndërr të sfiloj për Zuhair Murad, pasi linja e tij është shumë femërore dhe klasike. Por kam shumë stilistë të preferuar dhe gjatë punëve vesh me dëshirë dhe ndihem mirë me veshje të ndryshme.
Çfarë ju pëlqen tjetër përveç modelingut?
Kënga. Kam kënduar në kompeticione të ndryshme dhe më kanë kërkuar të vazhdoj në shkollën e muzikës. Kur agjentët e mi më dëgjuan teksa këndoja gjatë rrugës për një set fotografik kanë mbetur të stepur pasi unë nuk e shpreh tek të tjerët që kam kënduar dhe ende në shtëpi apo me të afërm këndoj.
Cila është marrëdhënia juaj me stinën e verës?
E adhuroj stinën e verës dhe detin e dua shumë, por tregoj shumë kujdes me lëkurën me kremra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.
Çiljeta në foto
Çiljeta Xhilaga përpiqet të godasë sërish. Ajo ka vendosur të ndërrojë fotograf, ose më saktë të pajtojë një fotograf për të rënë në sy këto ditë të nxehta vere. Në rrjetet social ka disa ditë që qarkullojnë disa foto të këngëtares. Pasi është bërë nënë, Çili ka ardhur sërish në formë optimale duke i habitur të gjithë me trupin e saj.
Silva Gunbardhi, e “nxehtë” si vera
Këngëtarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, e bërë shumë e njohur me hitin “të ka lali shpirt”, po shijon pushimet në këto ditë të nxehta vere. Silva është fotografuar me bikini duke u relaksuar në pishinë. Fotot janë publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetin social Facebook, ndërsa bashkë me të ka qenë edhe këngëtari Dafi Derti me të cilin duket se ka një raport shumë të mirë pasi janë parë së bashku në disa vende. Gjithsesi, Silva duket në një formë të shkëlqyer fizike, ndoshta e ka nga paratë që ka fituar nga klikimet e këngës së fundit.
Tuna dhe zogu
Përderisa vazhdojnë luftimin në rrjetet sociale, këngëtaret Tuna dhe Gjira kanë vendosur të mos flasin në media për urrejtjen që kanë njëra për tjetrën. Dy këngëtaret e njohura kanë fyer njëratjetrën me fjalët më ofenduese. Gjira e quan “bitch” Tunën, përderisa Tuna thotë se ajo këto ofendime i bën si shenjë xhelozie për karrierën e suksesshme që e ka zhvilluar.
Rita Ora
Rita Ora ka bllokuar trafikun në Times Square për të pozuar sikurse ‘gruaja’ e saj, Cara Delevingne. Këngëtarja Rita Ora, dukej në mënyrë të përsosur kur ajo kishte bllokuar trafikun në Times Neë York Square të martën, për të pozuar për shtëpinë e modës Resort për vitin 2014.

No comments:

Post a Comment