Monday, August 12, 2013

Damon: Nervoz gjatë xhirimeve të “Elysium”

Damon: Nervoz gjatë xhirimeve të “Elysium”
Matt Damon rrëfen se gjatë xhirimeve të filmit “Elysium” ka qenë gjithmonë nervoz për shkak të dietës dhe stërvitjes së fortë që duhet të ndiqte për të qenë në formë për rolin. 

Aktori 42-vjeçar i është nënshtruar një regjimi të fortë fitness duke ndjekur një dietë rigoroze në mënyrë që të ishte në formë perfekte për filmin. Damon ka treguar për “US Weekly” se humori i tij ishte tepër i luhatshëm.

"Për gjatë gjithë xhirimeve kam qenë në dietë, besoj se kam qenë me humor jo të mirë për gati gjithë kohën “. Më pas ka nënvizuar se “nuk ishte ekstreme si dietat që kam bërë më parë, por në këtë moshë kam dëshirë të ha çfarë dua. Mendoj se jam bërë llupës, më pëlqen të ha dhe të pi “.

No comments:

Post a Comment