Monday, August 12, 2013

Obama, relaks pa xhaketë e kravatë

Obama, relaks pa xhaketë e kravatë
Barack Obama ka shijuar ditën e parë të pushimeve në fushën e golfit. Edhe Michelle është bashkuar me të në kampin e blertë, e shoqëruar nga Bo, qeni presidencial. 

Pritet të jetë kjo një javë relaksi, pa xhaketë e kravatë, që do të kalohet mes golfit dhe basketbollit.

Presidenti amerikan nuk do të ketë asnjë angazhim publik deri më 18 gusht, kur Familja e Parë do të kthehet në Uashington.

Megjithatë, siç paralajmëroi më herët vetë Shtëpia e Bardhë, Obama nuk do ta “heqë prizën”, pasi do të informohet çdo ditë mbi çështjet kryesore, përfshirë sigurinë. 

No comments:

Post a Comment