Monday, August 12, 2013

Chris Brown ndihet keq gjatë regjistrimeve

Chris Brown ndihet keq gjatë regjistrimeve
Chris Brown është ndjerë keq teksa punonte në studio për regjistrimin e një kënge. 

Fillimisht u dyshua për një krizë epileptike, por zëdhënësi i këngëtarit ka përgënjeshtruar zërat dhe ka sqaruar se Chris është ndjerë keq për shkak të akumulimit të lodhjes dhe stresit që sipas tij ka ardhur për shumë faktorë.

Thuhet se  ”X” mund të jetë albumi i fundit në studio për Brown. Ndërkohë nuk duhet harruar se kohët e fundit ai është vënë në qendër të vëmendjes së medias për shkak të procesit gjyqësor të hapur ndaj tij pas dhunës që ushtroi mbi Rihanna. Që prej vitit 2009, Chris është në liri me kusht dhe gjyqi është ende në proces.

No comments:

Post a Comment