Friday, August 16, 2013

“Zhvishet” Kate Upton: Dashuia, jo prioritet për mua!

Sesa një femër e pëlqen faktin që Kate Upton është "single", kjo nuk dihet. Me siguri mund të thuhet se vetë ajo e adhuron këtë status. Duke folur për revistën "Elle", modelja bjonde ka deklaruar: "Nuk kam pasur asnjëherë një lidhje serioze, thjesht jam duke menduar për t'u dëfryer sa më shumë. Natyrisht kam edhe një axhendë shumë të ngjeshur në këtë periudhë të jetës time, prandaj nuk e vendos lidhjen mes prioriteteve të mia. Fundja, çdo mashkull beqar që kam njohur, ka qenë në prag martese...".
Për më tepër, bukuroshja është duke treguar edhe se nuk është një "bjonde", ashtu siç u ka dalë nami atyre femrave me ngjyrë të verdhë flokësh. "Disa njerëz komunikojnë me modelet sikur ato të ishin krejt mendjelehta, apo fëmijë - tregon -. Mirëpo, unë di si të sillem me këto lloj njerëzish, të cilëve u lëshoj ndonjë kunjë pa e marrë vesh, pasi ata janë të fokusuar duke u menduar sesa e trashë mund të jem unë. Realisht, unë nuk kam ndërmend të jem lodra e askujt...".

No comments:

Post a Comment