
Pak kohë më parë ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Maxim”, si gjithmonë me linja ideale. Po ashtu, së fundi ajo u prezantua si imazhi i koleksionit më të ri të veshjeve të Sherrin Hill, e fotografuar nga Fadil Berisha. Zakonisht çdo verë, Angela, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, preferon të vizitojë Shqipërinë, por këtë vit ende nuk ka udhëtuar drejt vendlindjes. Ndoshta këtë udhëtim modelja e njohur e ka shtyrë për në vjeshtë, ku nisin dhe ofertat e para, të cilat ajo i merr në konsideratë, kur është fjala për Tiranën.
No comments:
Post a Comment