Friday, August 2, 2013

Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit

Të fitosh një foshnje nëpërmjet televizorit
Në një lojë televizive mund të fitosh gjithcka, që nga paratë, udhëtimet turistike, famëne të tjera të mira materiale por në Pakistan mund të fitosh një…fëmijë. 

Një spektakël televiziv vendas “shpërndan” fëmijë për fituesit e tij. Emisioni ka prekur majat e shikueshmërisë, sidomos në këtë periudhë kur shikuesit janë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Organizatorët thonë se foshnjet janë jetime dhe ofrohen për fituesit që këta të fundit të kryejnë një gjest human, t’u sigurojnë atyre një strehë dhe një të ardhme.

Por spektakli është vënë në qendër të kritikave. Shumë e akuzojnë se po mundohet të përfitojë shikueshmëri duke përdorur mizorisht një cështje kaq të ndjeshme për shoqërinë vendase.

Por organizatori, i quajtur Aamir Liaquat Hussain deklaroi emisioni ndiqej në të tilla nivele edhe para se mes “cmimeve fituese” të futeshin foshnjet e braktisura.

“Ne marrim këta fëmijë dhe i vendosim në dispozicion të njerëzve në nëvojë, të prindërve në nevojë duke u siguruar atyre një të ardhme dhe një strehë”, thotë ai.

Pakistani radhitet ndër vendet me braktisjen më të lartë të foshnjeve nga nënat e tyre. Për shkak të mentalitetit, të lindurit nga një marrëdhënie jashtëmartesore nuk pranohen nga prindërit dhe pak prej tyre përfundojnë në jetimore, pjesa tjetër vritet apo braktiset.

Të dhënat nga organizata vendase tregojnë se vetëm në rajonin e Karachit, këtë vit janë gjetur të mbytur 300 bebe. 

No comments:

Post a Comment