Friday, August 2, 2013

Jennifer Stallone nuk di të plaket

Jennifer Stallone nuk di të plaket
Për dy javë do të festojë 45-vjetorin e lindjes, por bashkëshortja e Sylvester Stallones, për ata që nuk e njohin, duket të paktën dhjetë vjet më e re. 

Jennifer Flavin, përfitoi nga pushimet luksoze që po shijon së bashku me të shoqin në jug të Francës, për të treguar linjat e saj jashtëzakonisht të tonifikuara dhe të hijshme.

Një ish-modele, Jennifer duket se vazhdon të karakterizohet në jetën e saj nga kujdesi i imtësishëm për shëndetin.

Nga ana e tij, Stallone mund të tregojë vetëm zili për bashkëshorten, ndërsa aktori i mirënjohur tashmë duket gjithmonë e më shumë për moshën e tij 60-vjeçare.













 

No comments:

Post a Comment