Thursday, August 15, 2013

RREFEHET EZEL: NGA SHITESI BLEVA KIKIRIKE, JO DROGE!

Ylli i njohur për rolet e Ezel dhe Mehmet Kosovali javë më parë u arrestua nga policia për posedim droge, ndërsa u spekulua se ai dhe një numër i madh aktorësh tjerë kishin ndihmuar dilerët në tregtinë me lëndët narkotike. 

Megjithatë, 39-vjeçari i ka thënë policisë se ka përdorur drogë “vetëm disa herë” dhe se nuk është konsumues i rregullt i narkotikëve e as që merret me shitjen e tyre.

Për më shumë, ai ka thënë se nga dileri i quajtur Eraja ka blerë gjësende për të ngrënë.

“Nga Eraja kam blerë kajsi të thata, arra, kikirikë, fëstëkë dhe gjëra të ngjashme. Kryesisht jemi dëgjuar me telefon, ndërsa në veturë kam akoma dy qese të tilla me kikirikë”, citon portali turk Aksam fjalët e Imirzalioglut.

No comments:

Post a Comment