Vuani nga era e keqe e këmbëve, ja ilaçi. Çaji i zi i përqendruar mund të ndihmojë në largimin e erës së keqe të këmbëve, që shpesh është një problem pothuajse i pazgjidhshëm për shumë persona. Ndoshta ju keni provuar me dhjetëra produkte kozmetike dhe nuk keni pasur sukses. Por, a e keni provuar çajin e zi? Çaji i zi është i pasur me taninejë, një grup antioksiduesish, të cilët neutralizojnë erën e keqe të këmbëve. Për të përfituar nga kjo, veproni si më poshtë:
Leni dy qese, ose dy lugë çaji të zi të ziejnë për 15 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas çajin e vluar derdheni në një legen me dy litra ujë të pijshëm. Zhytni këmbët për 10 deri në 20 minuta dhe prisni rezultatet.
No comments:
Post a Comment