
Clara Brathwaite ndërroi jetë në qershor 2012 dhe Rihanna kërkoi që të realizonte një ceremoni funerale që të mbahej mend shumë gjatë, duke përfshirë dhjetëra kurora me lule, një bandë muzikore për të luajtur marshin funebër, mbulimin me tendë të vendit ku do të varrosej gjyshja, një banket të bollshëm pas ceremonisë dhe arkivolin e gurin e varit më të shtrenjtë në treg.
Natyrshëm, të gjitha këto shpenzimet u morën përsipër nga këngëtarja, por nga 150 mijë dollarë që duhet të pagunte, Rihanna ka derdhur në arkat e firmës që organizoi funeralin vetëm 40 mijë dollarë.
Sipas kompanisë funerale, jo vetëm kaq, por 25-vjeçarja në disa raste ka refuzuar që të paguajë, duke detyruar kompaninë që të kërkojë tashmë rrugë ligjore për shlyerjen e detyrimeve të saj.
No comments:
Post a Comment