
Maxime Marin, 40 vjeçe, pati një lindje të pakomplikuar, siç e përshkruan doktorët, në spitalin “Marina Salud” në Denia të Alicante-s.
Nëna, e cila jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj kolumbian, tha se e dinte që bebja do të ishte i madh, por “jo kaq sa rezultoi në të vërtet”.
“Nuk pata nevojë për anestezi epidurale”, është cituar të ketë thënë zonja Marin. Të dy, nënë e foshnjë, raportohen të jenë në gjendje të mirë, edhe pse e sapolindura, Maria Lorena, mbetet ende nën kujdesin e post-lindjes.
Doktor Javier Rius, kreu i departamentit obstetrik-gjinekologjik të spitalit, tha: “Në karrierën time profesionale 40-vjeçare, nuk di asnjë rast të jetë sjellë në jetë një bebe e kësaj peshe, me lindje naturale. Jemi të gjithë të gëzuar me punën, që zhvilluam”.
Fëmijët e shëndoshë zakonisht sillen në jetë përmes ndërhyrjeve çezariane.

Edhe 3 fëmijët e tjerë të Maxime Marin kanë peshuar jo më pak se 4,5 kg, kur janë lindur, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas librit “Guinness” të rekordeve botërore, foshnja më i madh në botë është lindur në Anna Bates të Kanadasë, më 1879. Ai peshonte 10,5 kg, por ndërroi jetë vetëm 11 orë pas lindjes. Të dy prindërit e fëmijës ishin tepër gjigantë.
Një grua në Brazil solli në jetë një djalë me peshë 8 kg, falë ndërhyrjes çezariane në 2005. Në mars, George King u bë bebja e dytë britanike e lindur naturalisht, që peshonte plot 7 kg.
No comments:
Post a Comment