
Kafsha, e gjetur e vdekur në Svalbard nga një grup eksploratorësh, dukej se kishte ngordhur prej disa ditësh si rrjedhojë e urisë.
Ariu polar, i cili në këtë fazë të vitit duhet të jetë pranë peshës së tij maksimale vjetore, dukej i tretur dhe me shtresat e dhjamit të ezauruara.
Për shkak të shkrirjes së akujve dhe pakësimit të ushqimit, si rrjedhojë e dëmit që i ka bërë ngrohja globale ekosistemit, ariu kishte zbritur më në jug se skajet që dikur kufizonin habitatin e tij dhe në pamundësi për të gjetur ushqim, kishte ndërruar jetë.
Prej kohësh, shkencëtarët kanë dhënë alarmin se ngrohja globale po i shkakton dëme të parikuperueshme planetit, por këto dëme janë edhe më të mëdha në zonat polare, ku si rrjedhojë e efekteve të ngrohjes së temperaturave, ariu polar po kërcënohet gjithmonë e më shumë me zhdukje.
No comments:
Post a Comment