
Kim Jong-un, diktatori qe udheheq nje regjim despotik ne Korene e Veriut
Lee Choon Hong, e bërë e famshme në vend falë aftësisë së saj për të imituar një numër të madh personazhesh të famshme koreanoveriore, ishte duke dhënë një shfaqje në një qendër pune, kur bëri komentin e papërshtatshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga disidentë koreanoveriorë në azil, Choon Hong u arrestua menjëherë në skenë, duke u dërguar në minisierën e qymyrit në Jikdong, pa pasur as shansin që të përshëndeste familjen e saj.
Dënimi i komedianes tashmë do të varet nga thelbi i komentit të saj, i cili nuk është bërë i njohur.
Nëse fjalët kanë qenë të lehta, ajo do të përballet me gjashtë muaj punë të rëndë, përpara se dënimi i saj të vlerësohet dhe me shumë gjasa të internohet për një periudhë disa-vjeçare.
Nëse “krimi” do të konsiderohet i rëndë, Choon Hong rrezikon deri burgim të përjetshëm në gulag apo vdekjen.
No comments:
Post a Comment