Sunday, August 11, 2013

INDI, FOSHNJA 2 MUAJSHE NXJERR FLAKE NGA TRUPI!

Mjeke nga e gjithë bota, por dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore po përpiqen të shpjegojnë si është e mundur që vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu dy muaj më parë, arrin të prodhojë flakë nga trupi i tij. 

Siç shkruan "The Times of India", djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshwari, konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se iu rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë, Rahul mori sërish flakë.

Pas rastit të tretë e të katërt, prindërit e foshnjës vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analizime më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje.

Mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende.

Babai i foshnjës, Karnan deklaroi për “The Indian Express” se shpesh duhet të ndeshet me dyshimet e njerëzve, të cilët i thonë se kjo mund të jetë vepër e djallit.

“Si familje jemi vërtet të shqetësuar, sepse fqinjët janë të trembur dhe besojnë se djali ynë është nën kontrollin e ndonjë demoni, i cili ndez flakët në trupin e tij.”- deklaroi Karnan. 

No comments:

Post a Comment