
Christopher Andersen publikoi librin “These Few Precious Days: The Final Year of Jack with Jackie”. Ai flet për një telefonatë mes Marilyn dhe Jackie, ku diva hollivudiane nuk i kishte fshehur dëshirën e saj për t’u martuar me John Kennedy-n.
Nga ana e saj, Jackie kishte dijeni për tradhëtitë e bashkëshortit të saj dhe i trembej shumë publikimit të tyre në media dhe skandalit që do të pasonte që do të dëmtonte atë dhe bashkëshortin e saj president.
Andersen në libër flet edhe për “mitin Marilyn”. Ai thotë se ajo e nisi jetën e saj publike si një sex symbol më shumë se sa një aktore, e donte jetën, megjithë përpjekjet për të vrarë veten.
No comments:
Post a Comment