Wednesday, August 21, 2013

Stallone rikthehet me ‘The Expandables 3’

Stallone rikthehet me ‘The Expandables 3’
Sylvester Stallone ka nisur punën për filmin e tij më të ri, pjesën e tretë të sagës aksion ‘The Expandables’, ku do të interpretojë sërish rolin e Barney Boss. 

67-vjeçari nisi i vetëm xhirimet në Varna të Bullgarisë pasi aktorët e tjerë të kastit që përfshin emra si Arnold Schwarzenegger, Harrison Ford, Jason Statham, Kellan Lutz, Ronda Rousey, Victor Ortiz dhe Glen Powell do të bashkohen me të në ditët në vijim.

Në këtë film do të mungojë Bruce Willis, i cili ka kërkuar shumë para’ dhe menjëherë është zëvendësuar nga Stallone me Harrison Ford. Sipas ‘The Hollyëwod Reporter’, Willis kërkoi 4 milionë dollarë për pjesëmarrjen e tij.

Antonio Banderas dhe Mel Gibson, dy aktorë të tjerë të famshëm hollivudianë, do të jenë pjesë e ‘The Expandables 3’.

Filmi me regji të Patrick Hughes do të shfaqet në fund të vitit 2014.

No comments:

Post a Comment