Tuesday, August 20, 2013

Rita Ora e Ledri Vulaj “ndjekin” njëri-tjetrin

Para disa ditësh, këngëtarja Rita Ora shfrytëzoi disa ditë për të pushuar në plazhet e Ulqinit së bashku me familjen e saj.
Ndërkaq, disa nga fansat që kishin qenë ato ditë duke pushuar në Ulqin, treguan se ajo ishte parë edhe në shoqëri të ish reperit nga Kosova, Ledri Vula.

Duket se këto thashetheme janë të vërteta. Në rrjetin social Instagram, Rita i ka bërë “follow” Ledrit duke lënë të kuptojmë se ata mund të jenë takuar në Ulqin.

Nuk dihet saktësisht nëse profili në fjalë është vërtetë i Ledri Vulës por profili i Rita Orës në Instagram menaxhohet nga vetë Rita.

No comments:

Post a Comment