Saturday, August 17, 2013

Peshkaqenët terrorizojnë Hauain

Peshkaqenët terrorizojnë Hauain
Një turiste gjermane është në gjendje kritike për jetën në një spital në Hauai, pasi u kafshua nga një peshkaqen ndërsa notonte pranë bregut. 

Vajza, në të 20-tat, ishte duke notuar në një distancë prej 30 metrash nga bregu i plazhit të famshëm të Makenës, kur një peshkaqen i gllabëroi njërin krah dhe i shkaktoi plagë të thella në njërën këmbë.

Ajo u shpëtua në grahmat e fundit të jetës nga një turist kurajoz me kajak dhe u dërgua në spital, ku pas plagëve dhe hemoragjisë së përjetuar, nuk ka garanci nëse e reja do të mbijetojë.

“Dëgjuam disa të bërtitura të rrënqethshme nga bregu. Ishte si diçka që nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë dhe që mund të ndodhë vetëm në ato rrethana dramatike”, deklaroi një dëshmitar.


Plazhi i famshem ne te cilin u regjistrua sulmi

Ky është sulmi i pestë i peshkaqenëve në të njëjtin plazh në Hauai dhe i teti në zonë gjatë të gjithë verës, por shqetësues është fakti se peshkaqenët, mbase të shtyrë nga pakësimi i ushqimit, po afrohen gjithmonë e më pranë me bregun.

No comments:

Post a Comment