Tuesday, August 6, 2013

Modelja e “Playboy”, kampione në poker

Modelja e “Playboy”, kampione në poker
Ajo është pa dyshim personi më i ëmbël që mund të të marrë paratë, nëse ulesh në një tavolinë pokeri. 

Tajtana Pasaliç, 28 vjeç, lindi në Bosnje dhe Hercegovinë, por e vogël u zhvendos në Danimarkë, nga ku nisi të ndiqte ëndrrën e saj të madhe, një karrierë si lojtare profesioniste pokeri.

Ndonëse në të vërtetë karriera e saj nisi si krupiere në Monako, Pasaliç shumë shpejt nisi të regjistrohej në turne të ndryshëm, duke fituar një famë gjithmonë e më të madhe e duke fituar disa prej tyre.





Këtë vit, ajo do të marrë pjesë në Botërorin e Las Vegasit dhe European Poker Tour, midis të tjerave, por nga pasarela e pokerit, tashmë ajo ka nisur edhe një karrierë duke pozuar në revista erotike si “Playboy” apo “FHM”.

 

Të paktën, me një profesion të dytë fitimprurës si ai i modeles, e reja ka një burim të sigurt të ardhurash, edhe nëse një ditë, do të humbë në tryezën e kumarit



  

No comments:

Post a Comment