
Një firmë kanadeze telekomukacioni ndërtoi një laptop, të pajisur me panele diellorë, që është në gjendje të karikohet duke përdorur energjinë e diellit.
Karikimi do dy orë që të jetë i plotë, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në dhjetë orë.
Laptopi është dizenjuar për t’u shpërndarë në vendet në zhvillim, ku energjia elektrike është e kufizuar dhe sidomos në Afrikë, ku ndriçimi diellor është shumë më i lartë.
Megjithatë, sipas ndërtuesve të kësaj pajisje, potenciali i zhvillimit të këtij kompiuteri është shumë i madh dhe shumë shpejt ai mund të shndërrohet në një trend të ri blerjesh nëpër botë.
No comments:
Post a Comment