
Reagimi agresiv i këngëtares erdhi si rrjedhojë e rreshtimit të saj në krahun e mbrojtjes të së drejtave të komunitetit gay.
Sipas këngëtares, Kremlini është duke zhvilluar një propagandë homofobike, duke vendosur në qendër të shënjestrës këtë komunitet.
Gjithashtu, ajo ndihet e irrituar edhe nga kritikat që i kanë ardhur Madonnës për shfaqjen e saj “degjeneruese” në Rusi.
“Rusia duhet të më arrestonte kur mundej. Homoseksualët rusë duhet të dinë që nuk janë vetëm. Unë do të luftoj edhe për lirinë e tyre”, tha Lady Gaga.
Në koncertet e mbajtura në Moskë në vitin 2012, Madonna dhe Lady Gaga u akuzuan secila për promovim të homoseksualitetit nga ana e politikanit Vitaly Milonov.
Së fundmi, Moska ka miratuar një ligj i konsideruar gjerësisht si diskriminues për komunitetit LBGT, pasi sanksionon si kundravajtje penale përhapjen e mesazheve në mbështetje të komunitetit, ndërsa është sanksionuar ndalimi i paradave në qytetet ruse për 100 vitet e ardhshme me preteksin e “kërcënimit të rendit publik”.
No comments:
Post a Comment