Monday, August 19, 2013

Kejsi Tola, barku e pengon të ekspozojë linjat

Kejsi ka qenë me pushime në plazhin e Himarës me shoqet e saj, dhe në një nga fotot duket se ka probleme kryesisht me barkun.Kejsi Tola, këngëtarja 20-vjeçare që ka dalë nga “reality show” “Ethet”, duket se ende ka probleme me linjat, ashtu si katër vite më parë, kur për t’u ngjitur në skenë e “Eurosong”-ut iu desh të mbante dietë intensive dhe të bënte ushtrime të shpeshta baleti. Atëherë humbi disa kilogramë dhe u shfaq në skenë në linja elegante, që i dhanë mundësinë të performonte numra të vështirë baleti. Por tashmë Kejsi, e cila studion në Akadaminë e Arteve të Bukura për Kanto, e ka pak të vështirë të mbajë trupin në formë pa u sforcuar me ushtrime sportive apo dieta. Kilogramët e tepërt i ranë në sy në skenën e Festivalit të RTSH-së, ku e veshur me një fustan në zi ajo këndoi “Perëndesha e fantazisë”. Këtë verë, Kejsi ka qenë me pushime në plazhin e Himarës me shoqet e saj, dhe në një nga fotot duket se ka probleme kryesisht me barkun. Kjo është dhe arsyeja që këngëtarja preferon të mos postojë foto ku shfaqet e zhveshur në plazh, pasi me sa duket ka kompleksin e një trupi jo perfekt.

No comments:

Post a Comment