Thursday, August 15, 2013

Kate Middleton le pas Angeline Jolie dhe Kim Kardashian edhe si nënë

Dukesha e Kembrixhit Catherine Middleton, është percaktuar si ikona nënë me stilin më frymëzuese, duke lënë pas Angelina Jolie dhe Kim Kardashian.
Pavarësisht se Kate u bë nënë vetëm dy javë më parë, stili i saj tashmë është zgjedhur më i miri unanimisht.
31 vjeçarja doli e para në një sondazh të realizuar nga ueb-i “FashionPerks”, e cila pyeti klientët që të votojnë për stilin më frymëzues të nënave të famshme.
Catherine dhe bashkëshorti i saj Princi William mahnitën botën me veshjet e tyre me ngjyrën e lehtë blu kur prezantuan për herë të parë djalin e tyre më 23 të muajit të kaluar.
Veshja e Kate për paraqitjen e saj të parë publike si nënë ishte krijuar nga disenjatorja britanike Jenny Packham.
“Është e mahnitshme se sa me dashuri e mbanë në zemër publiku britanik Dukeshën e Kembrixhit. Ajo është bërë nënë për pak javë, dhe njerëzit mezi e kanë parë një paraqitje të saj që pas lindjes së fëmijës, por njerëzit ende bazohen në shembullin e saj si frymëzim”, ka thënë Max Bramwell, një zëdhënës i faqes që ka zhvilluar sondazhin.

No comments:

Post a Comment