
Sipas gazetës Panorama, klipin e ri ajo e ka xhiruar në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, te “Syri i Kaltër” në Sarandë. Dhe për të bërë diçka shumë të bukur, ajo është futur brenda ujit të ftohtë brisk që ndodhet aty. Dhe në mënyrë që gjithçka të jetë e këndshme për syrin, rroba me të cilën ka preferuar të veshë balerinat e saj superseksi do të jenë disa tanga të vockla. Pjesë e klipit do të jetë edhe një këngëtar i huaj. Dhe së fundi qershia mbi tortë: Ajo, protagonistja e këtij projekti, që me siguri do të jetë sukses, Ingridi… Meqenëse nga klipi i fundit kanë kaluar disa muaj, bëhuni gati për surprizën…
No comments:
Post a Comment