Sunday, August 4, 2013

Hummer special për Vali Corleonen

vali2
Vali Corleone, gjilanasi i cili u bë i njohur për jetën e tij super luksoze, ka publikuar në rrjetet sociale blerjen e tij më të re. Ai ka bërë pjesë të pasurive të tij një makinë “Hummer” tëblinduar, të cilën e ka quajtur “Special nr.1″.
Sipas tij, makina në dukje e kamufluar është tejet e shtrenjtë dhe vetëm xhami i përparmë i blinduar, kushton sa dy “Hummer” normalë, çmimi në treg i të cilëve gjithashtu është shumë i lartë. Vali në postimin e fotove të makinës së tij të re, shkruan se ajo e gjitha është speciale, në të gjitha elementet, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Duke qenë kaq i pasur, ai tani do të udhëtojë më i sigurt, pa pasur frikë nga “keqbërësit”. /albeu.com/


vali1

No comments:

Post a Comment