
Matt Damon ne filmin "Elysium"
Filma me buxhet të lartë si “The Lone Ranger”, me Johny Depp, “After Earth” me regji të Will Smith dhe animimi “Turbo” rezultuan një dështim i vërtetë. Shifrat tregojnë se filmat në total kanë siguruar të ardhura prej 4.1 miliardë dollarë.
Filmi fantastiko-shkencor “Elysium” kapi majën e klasifikimit në Amerikën e Veriut, duke fituar 30.5 milionë dollarë në premierën e tij këtë fundjavë.
Filmi, ku interpretojnë Matt Damon dhe aktori afrikano-jugor Sharlto Copley, mori një fitim modest krahasuar me buxhetin e tij prej 115 milionë dollarësh.
Megjithatë, shefi i seksionit të shpërndarjes së filmave të kompanisë “Sony”, Rory Bruer deklaroi se “Elysium” do të kapë fitime të mëdha me shfaqjen e tij në kinematë e vendeve të tjera të botës.
Në këtë javë të populluar nga filmat debutues, komedia me Jennifer Aniston “We’re the Millers” u rendit në vendin e dytë me 26.6 milionë dollarë, ndërsa animimi i “Disney”, “Planes” i treti me 22.5 milionë.
Klasifikimi i filmave sipas Hollywood.com
1. "Elysium", $30.5 million ($10.9 million international).
2. "We're the Millers", $26.6 million.
3. "Planes", $22.5 million.
4. "Percy Jackson: Sea of Monsters", $14.6 million ($9.8 million international).
5. "2 Guns", $11.1 million.
6. "Smurfs 2", $9.5 million ($34.6 million international).
7. "The Wolverine", $8 million ($18 million international).
8. "The Conjuring", $6.7 million ($9.9 million international).
9. "Despicable Me 2", $5.7 million ($12.2 million international).
10. "Grown Ups 2", $3.7 million ($6.6 million international).
No comments:
Post a Comment