Saturday, August 3, 2013

Fama të çmend

Fama të çmend
Të jesh në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës ka avantazhet e saj, por ka edhe efektet e saj anësore. 

Të famshmit duhet të jenë të kujdesshëm, të përzgjedhin fjalët që thonë në publik. Shpesh ata vihen në qendër të kritikave për ato që thonë, për ato që veshin, madje edhe për modelet e flokëve.

Ky është goxha presion që kërkon ta kesh “mendjen top”. Por jo të gjithë ia dalin mbanë ta përballojnë atë. Rastet në Hollyëood të personave të famshëm me çrregullime mendore nuk janë të pakta, por më poshtë po sjellim pesë më të bujshmit.

E para është aktorja Amanda Bynes. Për 72 orë u vendos me forcë në psikiatri pasi i vuri flakën banesës së një personi, që ajo as e njihte fare. Ky ishte akti i fundit i “cmendurisë së saj”. Ajo ka shfaqur sjellje të paqendrueshme edhe në profilet e saj në rrjetet sociale ku në një rast i quajti të gjithë njerëzit të shëmtuar, “vecanërisht Michelle dhe Barack Obama”.



Lark Voorhies. Aktorja e “Saved by the bell” ka qenë në qendër të vëmendje pas një interviste kontradiktore me veten që dha për “Inside Edition”. Vetë ajo mohon të jetë bipolare, apo që të vuajë nga ndonjë lloj tjetër çrregullimi mendor.



Catherine Zeta Jones: Aktorja ka pranuar se vuan nga bipolariteti. Së fundmi iu nënshtrua vullnetarisht një terapie për të trajtuar çrregullimin e saj mendor.



Britney Spears. Të gjithë e mbajnë mend foton e 2007-ës kur këngëtarja e famshme u përball me një sërë problemesh në jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo rruajti kokën e saj dhe sulmoi me çadër pa asnjë shkak një taksi. Për pak kohë u vendos në një qendër rehabilitimi dhe rezultatet duken të mirë…të paktën kështu flitet.



Jean Claude Van Damme. Aktori i filmave aksion nuk ka kaluar një jetë personale të qetë. Është ndarë 4 herë dhe ishte i varur nga droga para se të diagnostikohej me bipolaritet periodik të theksuar. Që prej asaj kohe merr ilaçe për të mbajtur veten nën kontroll.



Këto ishin pesë rastet më të bujshme. Sigurisht ka edhe raste të tjera të ngjashme, apo me pasoja pak më të lehta, por këto janë rastet tipike të efekteve anësore të famës. 

No comments:

Post a Comment