
Katy Perry dhe Russell Brand, ne kohera me te lumtura se bashku
Aktori 38-vjeçar i bëri këto komente gjatë një shfaqje në një teatër londinez, në fundjavë, ndërsa me humor shtoi se të jesh i martuar është vetëm pak më mirë se sa të qënit murg.
“Isha me të dhe mendoja se si do të ishte seksi me të tjera, mendoja për këdo tjetër përveçse për gruan time”, komentoi Brand, mbi martesën 14-mujore, të përfunduar në dhjetor 2011.
Që prej ndarjes me këngëtaren me famë ndërkombëtare, aktori është parë disa herë në shoqërinë e femrave të tjera, megjithatë ai mbetet zyrtarisht i paangazhuar në një lidhje që prej atëherë.
No comments:
Post a Comment