
Sipas padisë së “Agent Provocateur”, kompania britanike ka përvetësuar një prej modeleve më të suksesshme të saj, duke e hedhur në treg me një çmim më të lirë.
Në të vërtetë, dy modelet që reklamojnë linjën e secilës kompani shfaqin qartë një ngjashmëri identike modelesh, me vetëm ngjyrën që ndryshon në varësi të preferencave.

Modeli i "Agent Provocateur"
Megjithatë, ndërsa origjinali i “Agent Provocateur” kushton 110 paund në dyqanet e kësaj linje, ai i “Made in Chelsea” shitet për 85 paund.

Modeli, ne dukje i ngjashem i "Made in Chelsea"
Në padi, “Agent Provocateur” argumenton se kopia që i është bërë nga rivali në treg, jo vetëm ka përvetësuar produktin e krijuar prej saj, por po i sjell kompanisë edhe një dëm të madh ekonomik në treg, për të cilin pretendon dëmshpërblim.
No comments:
Post a Comment