
Belen Rodriguez dhe Stefano Di Martino nuk kanë rezistuar dot dhe kanë folur mbi mesataren e tyre të seksit, pas lindjes së fëmijës së tyre, Santiago. Bukuroshja argjentinase ka treguar se nuk ka një dado për djalin, kur është me pushime. "Për momentin nuk jam e dëshpëruar sepse kam mamanë, miqtë dhe vjehrrën... Le të themi që si unë edhe Stefano kemi nisur të shohim anën pozitive të vjehrrave! Mund të them që nëse vazhdojmë të bëjmë dashuri të paktën një herë në javë, kjo vjen falë vjehrrës".
Pra duket se mesatarja e raporteve seksuale mes Belen dhe Stefansos është reduktuar në vetëm një herë në javë. Madje po të mos ishte për vjehrrën s'do t'u dilte koha as për një herë. Edhe, sepse siç tregon Belen, gjatë mbrëmjes ndodh një gjë vërtet e pazakontë: "Unë filloj t'i këndoj ninullën Santiagos, por shoh që në gjumë më bie... Stefano. Është vërtet e pabesueshme. Prandaj na duhet të jemi aktiv në shtrat vetëm gjatë pasditeve...".
No comments:
Post a Comment