Saturday, August 10, 2013

Apple-Samsung, beteja e radhës shkon për “Steve Jobs”


Apple-Samsung, beteja e radhës shkon për “Steve Jobs”
Apple ka fituar një çështje ligjore për një patentë kyçe ndaj rivalëve të Samsung, në Komisionin Ndërkombëtar të Tregtisë amerikane (US ITC). 

ITC mbështeti një vendim të 2011-s, ku thuhej se Samsung kishte shkelur patentat e Apple në prodhimin e telefonave celularë, tabletave dhe pajisjeve të tjera.

ITC vendosi që pajisjet e Samsung, të prekura nga ky vendim, të mos tregtohen në SHBA, por ky ndalim është në pritje të rishikimit si vendim nga ana e presidentit amerikan, Barack Obama.

Presidenti ka 60 ditë kohë për të vlerësuar vendimin e ITC, edhe pse analistët thonë se ai nuk pritet të përmbysë vendimin e komisionit.

“Jemi të zhgënjyer, që ITC lëshoi një urdhër përjashtimi bazuar mbi 2 patenta të Apple”, njoftoi Samsung nëpërmjet një deklarate. “Fokusi i duhur për industrinë e smartphone-ve nuk është një luftë globale nëpër gjykata, por një konkurrencë e drejtë në treg”.

Apple vlerësoi vendimin, duke e marrë në kontekstin e betejave për patentën globale të gjigantit të teknologjisë.

“Me vendimin e sotëm, ITC u bashkua me gjykatat kudo në botë, në Japoni, Kore, Gjermani, Holandë dhe Kaliforni, duke qëndruar pro risive dhe duke refuzuar kopjimin e hapur të Samsung ndaj produkteve të Apple”, deklaroi kompania.

Vendimi është i aplikueshëm për 2 patenta. E para është e ashtuquajtura “patenta Steve Jobs”, e emëruar me emrin e themeluesit të kompanisë, që përfshin teknologjinë “touch-screen”. Ndërsa tjetra ka të bëjë me folenë audio të pajisjeve.

“Kjo është një tjetër fitore domethënëse për Apple, - tha analisti i pronës intelektuale, Florian Mueller, për BBC, - veçanërisht sepse patenta e famshme ‘Steve Jobs’ është një patentë themelore”.

Katër shkelje të patentave të tjera, të kërkuara nga Apple, u rrëzuan nga ITC.

No comments:

Post a Comment