Monday, August 19, 2013

Modelja që përqafoi Islamin

Modelja që përqafoi Islamin
Puna e saj ishte të pozuarit me të brendshme dhe i kalonte netët duke u dehur dhe kërcyer nëpër pub-e, por tashmë Carley Watts do të mbulohet dhe do i përkushtohet jetës familjare pasi është njohur me një djalë tunizian 25-vjeçar. 

24-vjeçarja britanike e takoi Muhamed Salahun gjatë pushimeve që kaloi në Tunizi në muajin prill dhe e ka ndarë mendjen që të bëhet gruaja e tij. Përgatitjet e martesës kanë nisur pasi familjes së djalit iu mbush mendja që ai të merrte për grua një femër që ka fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Kam qenë e çmendur nëpër festa. Pija shumë dhe tregoja gjoksin. Një natë jam kthyer në shtëpi vetëm me të mbathura pas një feste. Tani nuk dua t’i bëj më këto gjëra sepse Muhamedi më ka hapur sytë dhe më ka bërë të kuptoj jetën”, tha Carley për ‘The Sun’.

“Ai më ka thënë që më do dhe që e kupton punën time si modele, por pasi të martohemi kërkon që trupi im të jetë vetëm për sytë e tij. Këto vlera më pëlqejnë në kulturën tuniziane. Femrat respektohen dhe gjithashtu ato respektojnë veten dhe trupin e tyre”, shtoi 24-vjeçarja.

No comments:

Post a Comment