Thursday, July 18, 2013

Prapa skenave të “The Wolverine”

Prapa skenave të “The Wolverine”
Është ndër filmat më të pritur dhe brenda muajit do të shfaqet në ekranin e madh. Bëhet fjalë për “The Wolverine”. 

Këtë herë, personazhi më i famshëm i njerëzve X, Logan, shkon në Japoni ku do të përballet me një figurë misterioze të së kaluarës së tij.

I frymëzuar nga seria japoneze e shkruar nga Chris Claremont dhe e ilustruar nga Frank Miller, filmi është prodhuar nga bashkëpunimi mes Marvel dhe Twentieth Century Fox, me regji të James Mangold.



Premierë ai do të shfaqet këtë të martë në Londër, ndërsa në kinematë amerikane më 26 korrik, për të vazhduar më pas në Evropë.



Risia këtë herë është se në Tokio, Logan do të dashurohet me një grua të martuar dhe do t’i duhet të përballet me anëtarët luftarakë të Jakuzës, në një betejë për jetë a vdekje që do ta ndryshojë përgjithmonë dhe ku për herë të parë heroi që i rigjenerohet trupi do të jetë i cënueshëm.



 

No comments:

Post a Comment